KreuCelebrity

Ç’po ndodh me këngëtaren?! Rexha anulon koncertet!

Këngëtarja nuk është në formën më të duhur fizike dhe mentale, e këtë e vërtetoi më shumë kur bëri publike deklaratën e Sylvestre Stallone-s, lidhur me momentin delikat të jetës së saj. Bebe Rexha kishte pësuar një rënie morale, e si pasojë e kësaj kishte vendosur të hiqte dorë nga muzika. Por, ylli hollivudian nuk e kishte lejuar, duke i dhënë kurajo për të vazhduar më tej.

Tani, pasi Rexha na bëri të njohur se nuk kishte ndërmend të tërhiqej nga karriera dhe fama, artistja mesa duet ka një lajm jo fort të gëzueshëm për fansat e saj. Këngëtarja ka njoftuar se do të shtyjë për në 2018 çdo datë të turit të saj ‘Bebe & Bassy’, e jo më kot. “Nga performanca e mbrëmshme, kuptova se nuk mund ta sforocja më tutje zërin tim. Duhet të kaloj javët e mbetura nën kujdesin e mjekëve, në mënyrë që të mund të rikthehem në top-formë për perfomancat live dhe t’ju bëjë krenarë”, ka shkruar Rexha, duke falenderuar edhe bashkëpunëtorin e saj  Marce Bessy, për mirëkuptimin e plotë.

Ndoshta, një shkëputje e tillë do ta ndihmojë artisten të rikthehet plot energji, e performanca unike.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF