KreuCelebrity

Përplasje mes Ermalit dhe Luanës pa filluar ende emisioni!

Këtë të shtunë nis në televizionin Top Channel emisioni “Shiko kush luan” nën drejtimin e Luana Vjollcës. Në të njëjtën fashë orare në televizionin Klan transmetohet “Xing me Ermalin” i Ermal Mamaqit.

 

Duket se konkurrenca mes tyre për programin në primetime ka filluar, edhe pse programi i Vjollcës nuk ka filluar ende. Ermali ka ndarë një foto përmes së cilës u kujton fansave ta ndjekin sonte programin e tij në orën 21.00.

 

Luana i ka komentuar se sot publiku nuk do të ketë mundësi ta ndjekë Ermalin: “Janë të zënë sonte”, i shkruan ajo. Por, as Mamaqi me komentet e tij pikante nuk mbetet pas: “Të lutem dil nga jeta ime. si munde… ej shiko… javës tjetër po nuk e pate bezdi ma jep mua atë fustanin e bardhë. edhe unë kam ndjenja…edhe unë kam gjoks.”

 

E sigurisht, një koment i tillë pritej nga Ermali! Në spotin publicitar të Luanës të bie në sy fustani i saj i bardhë me një dekolte të ekzagjeruar për sonte… Po ju kë do të ndiqni sonte?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF