Që prej momentit që binjakët Sir dhe Rumi mbushën një muajsh, me foton e adhurueshme që theu rrjetin ku Beyonce i mbante në krahë, kanë kaluar disa muaj e ylli i pop-it ka preferuar t’i mbajë vogëlushët e saj jashtë vëmendjes mediatike.
Ka qenë nëna e Beyonce, Tina, ajo që ka zbuluar disa informacione të mëtejshme mbi binjakët, në një intervistë për revistën Etonline. Ajo ka treguar se nipërit e saj janë shumë mirë, argëtues dhe të bukur.
Ajo shton se foshnjat janë të ndryshëm në pamje e personalitet dhe se motra e tyre e madhe Blue Ivy sillet si motra e madhe dhe “Diva” e shtëpisë.
Beyonce ka ndryshuar shumë që pas lindjes së binjakëve. Në daljet e saj në publik me Jay Z së fundmi këngëtarja shfaqet mahnitëse e në formë, gjithmonë e më shumë!

Threedots sfidojnë trupën e Albi Nakos!







Robert Ndrenika “në bluzë” për bamirësi










Khloe Kardashian nuk e fsheh dot më…

Çfarë e shqetësoi Elvisin sot…?
