KreuCelebrity

Ema Andrea topless në shfaqjen “Mother and Child”

Aktorja e njohur Ema Andrea vjen për publikun me një rol të ri e tepër tronditës mbi marrëdhëniet nënë e bir. “Mother and Child”, drama e Jon Fosse do të vihet në skenë me regjinë e Dino Mustafiç me të cilin Andrea ka bashkëpunuar edhe më parë.

Provat gjenerale të shfaqjes janë zhvilluar në ambientet e “Tulla Cuture Center”, nën kushtet e një sigurie të lartë, duke mos lejuar kamerat gjatë shfaqjes ndërkohë që Andrea zhvishet topless e mbi gjoksin e saj derdhet qumësht.

 

Protagonist në shfaqje është edhe aktori i ri Matia Llupa, i cili luan rolin e djalit të Emës në vorbullën e marrëdhënies nënë e bir, e në këtë ngjarje sociale ku dalin në pah konfliktet e brendshme të individit si edhe ato mes brezave.

“Kjo shfaqje do të ndezë debate të mëdha. Unë uroj që edhe nga ana estetike, për teatrin alternativ dhe artin e pavarur, por edhe për temën që trajton të shërbejë. Në art kjo gjë nuk duhej diskutuar”, ka treguar Ema Andrea në një intervistë për emisionin Chic.

 

“Këtu tek ne këto gjëra diskutohen, në rastin e kësaj shfaqje më duket gjithçka normale; gjiri i nënës që ushqen fëmijën. Nuk mund të mos besoj se kjo është lidhja e parë më e fortë mes nënës dhe fëmijës, midis çdo njeriu, qoftë vend ballkanik apo europian”, ka shtuar ajo.

 

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF