Nëse po shijoni diellin e kësaj të diele, atëherë më mirë të mos i shihni fotot më të fundit të Inva Mulës! Sopranoja ka dërguar përshëndetje nga i ftohti i Rusisë, edhe pse nuk ka shkelur në Moskë për shfaqje operistike. Këtë herë, Mula ka patur një rol mjaft të veçantë…
Një ndër përfaqësueset më të denja të Shqipërisë nëpër botë, ka mbajtur një masterclass në kryeqytetin rus. Rrethuar nga vajza e djem të vegjël e adoleshentë, soprano mesa duket ka qenë e ftuara speciale për studentët e kantos. Veshur me peliço dhe beretë të zezë, Mula ka sjellë jo pak nga klima e acartë ruse.
E jo vetëm kaq, pasi soprano ka qenë pjesë edhe e një mbrëmje bamirësie në po të njejtin kryeqytet, ndërsa ka performuar krahë disa kolegëvë gjatë këtij organizimi. Si gjithmonë, plot aktivitete Mula! Më poshtë do të gjeni fotot e plota




Jonida Vokshi: “Pro martesës nëse…”

Arbana fton Elvanën për…





Threedots sfidojnë trupën e Albi Nakos!







Robert Ndrenika “në bluzë” për bamirësi


