Klaudia Pepa është bërë së fundmi imazhi përfaqësues i shumë firmave të veshjeve e aksesorëve, e për këtë kemi parë jo pak imazhe nga balerina. Pasi festoi ditëlindjen e saj të 25-të, mesa duket Klaudia nuk ka pritu më gjatë për të reklamuar një tjetër firmë në profilin e saj në Instagram. Bëhet fjalë për francezez Chantal Thomass, një nga lideret e aksesorëve retro, e ndjekur nga Dita von Teese e shumë të tjerë.
Siç jemi mësuar ta shohim këto kohë, Klaudia është shfaqur mjaft sensuale në foton e publikuar në rrjetet sociale. Duke mbuluar me duar gjoksin e zbuluar, balerina është ngritur majë gishtërinjve për të ekspozuar getat e Chantal Thomass. Kthyer në gjysmë profil, Pepa ka shfaqur dhe një herë format fizike tipike prej balerine, duke mos i kursyer fansave shumë detaje nga imazhi i saj.
Komentet e fansave nuk kanë qenë pozitive, por tashmë jemi mësuar me të tilla reagime. Si gjithmonë, Pepa duket se nuk i kushton shumë vëmendje kritikave të ndjekësve, duke vazhduar kështu me publikimet e fotove gjysmë-nudo në profilin në Instagram…







Jonida Vokshi: “Pro martesës nëse…”

Arbana fton Elvanën për…





Threedots sfidojnë trupën e Albi Nakos!






