KreuCelebrity

E diela e Rudinës, edhe më me diell pranë Viktorias!

E kemi parë plot energji tek “Mos i fol shoferit”, e po me të njejtin humor po shfaqet edhe së fundmi në “Dance With Me”. Rudina Dembacaj duket se e ka kaluar këtë të diel edhe më mirë se çdo fundjavë tjetër, e jo më kot. Me Viktorian në krahë, aktorja nuk ka patur pak për të thënë për të bijën.

“E bukur ime u bë 10 muajshe! Lumturia ime e pafund!”, ka shkruar Rudina, ndërsa fjalët për Viktorian nuk kanë të mbaruar. Nga “Viktoria akullorja”, e deri tek “Thesari im”, Dembacaj ia ka dedikuar këtë ditë të fundit të javës vetëm së bijës. Një datë të tillë, Viktoria e ka kaluar me mamin buzë detit në Durrës, ashtu sikurse e meritonte në fakt, edhe moti i sotëm.

E angazhuar së shumti në “Dance With Me”, Rudina nuk kishte postuar prej disa kohësh foto me të voglën e saj. Më poshtë do të gjeni imazhin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF