KreuCelebrity

Kim dhe Kourtney, një super-çift për Halloween!

Nëse ende nuk e keni zgjedhur kostumin për këtë të martë, atëherë ju njoftojmë se jeni pak vonë…! Eh, yjet tashmë kanë filluar me përzgjedhjet e tyre dhe duhet ta pranojmë se më shumë se çdo herë tjetër, shpalsoin imagjinatën kur vjen puna tek kostumet. Folëm për Rita Orën, Dua Lipën, por sot vëmendjen na e rrëmbeu familja Kardashian (eh, e zakonshme në fakt!)

Shoqëruesja e Kim për këtë Haloween do të jetë Kourtney, dhe jo për çudi. Motrat kanë zgjedhur një ide mjaft origjinale për t’u paraqitur në këtë fund tetori. Kim do të shfaqet si Madonna, ndërsa Kourtney si Michael Jackson! Dyshja e yjeve të muzikës parakaluan në tapetin e kuq të Grammy Awards në 1989, duke bërë kështu që të gjithë t’i kthenin sytë nga ata.

Madonna, mahnitëse në një fustan të bardhë, ndërsa Michael, kombinuar si çdo herë me kostumet e tij tipike. Ka qenë ky imazhi frymëzues për Kim dhe Kourtney, stafi bashkëpunues i të cilave ia ka arritur më së miri përafrimit me personazhet realë. Mesa duket, ky Halloween do të na surprizojë jo pak për sa i përket kostumeve të VIP-ave, e si gjithmonë do të nisë gara finale: cili prej tyre është prezantuar më bukur?

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF