KreuCelebrity

S’përmbahet Rihanna, 72 milionë dollarë plus nga Fenty Beauty

Ka vetëm një muaj që është lançuar, por marka e bukurisë “Fenty Beauty” e Rihanna-s po i korr menjëherë frytet e saj.

Deri më tani, Rihanna ka grumbulluar mbi 72 milionë dollarë, fitim i mëse merituar, duke pasur parasysh vlerësimet e shumta që kanë marrë produktet e saj të bukurisë.

 

Një risi e kësaj linje është spektri i gjerë i ngjyrave të fondantinës, diçka që nuk e gjen në firmat e tjera, si Kylie Cosmetics apo KKW Beauty.

Ndërkohë që gjigandët e make up-it, motrat Kardashian, u interesonte vetëm të fitonin nga produktet e tyre, Rihanna u kushtoi vëmendje kërkesave të publikut dhe u dha çfarë dëshironin.

Lëvizje e zgjuar nga ana e Rihanna-s, që ia mori klientët familjes Kardashian poshtë hundës!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF