Nuk është hera e parë që shohim të njejtën veshje të ekspozuar nga personazhe të ndryshëm të ekranit. Këtë të shtunë, Luana u prezantua për herë të parë në këtë sezon për formatin “Shiko Kush Luan”. Duke qenë se tashmë e dimë se moderatores i pëlqen të vishet ngushtë, për të nxjerrë në pah format e saj fizike, Vjollca këtë herë kishte menduar të shfaqej në ekran me një fustan të bardhë, punuar me detaje perçinash ne anë dhe në mes të copës. Përpos lavdërimeve të fansave, u kujtuam se diku tjetër e kishim parë pothuajse të njejtin punim.
Duke qenë se Zajmina Vasjari tashmë i është përkushtuar më së shumti biznesit të saj, nuk është aspak habi nëse ju themi që e kemi parë këngëtaren me të njejtën veshje. Ndryshimi i vetëm mes fustanit të Luanës dhe atij të Zajminës, qendron në dizenjon e copës. Punuar me material lëkure, moderatorja ka zgjedhur dizenjon piton për paraqitjen e saj, ndërsa Vasjari ka preferuar thjeshtësinë në këtë drejtim.
Modele të përngjashme i kemi parë në koleksionin e fustaneve ‘white and gold’ të Versace-s, madje ajo që spikati më së shumti me prezencën e saj në një ndër eventet e GQ, ishte Alessandra Ambrosio. Modelja kishte zgjedhur një nga krijimet e Versace-s, për t’u prezantuar në një organizim të këtij lloji. Për sa i përket vajzave tona, cilës prej tyre i shkon më shumë fustani?



















