Edhe pse tashmë është kthyer më së shumti në një objekt tallës, opinionet mbi teoritë konspirative kanë qenë të shumta. Më e përfolura prej tyre është përfshirja e disa prej personazheve në ‘familjen’ e Iluminatit, njohur ndryshe si masonët që udhëheqin botën. Një histori e tillë, ka filluar së pari me të famshmit e huaj, për të cilët nuk janë kursyer komentet dhe akuzat në këtë drejtim.
Çifti Beyonce dhe Jay Z kanë qenë dhe mbeten shënjestra e parë e kriikave mbi përfshirjen në një bashkësi të tillë. Rihanna, Katy Perry dhe Lady Gaga, janë gjithashtu vetëm disa nga emrat që përfliten shumë për të njejtën çështje, ndërsa mendime të tilla nuk vijnë pa një bazë.
Ashtu sikurse dihet tashmë, trekëndëshi/piramida dhe syri janë simbolet e Iluminatit, ashtu sikurse dhe dielli me të dyja këto figura në qendër të tij. Kështu, këngëtarët e lartpërmendur shpesh kanë bërë gjeste me duar në formën e trekëndëshit në njërin prej syve, ashtu sikurse kanë përdorur të njëjtat imazhe në disa prej klipeve të këngëve hit. Madje, në një nga koncertet e çiftit Carter, dritat e skenografisë shihen të formojnë vetëm figurën e trekëndëshave, çka i ka shtyrë fansat edhe më tutje në aludime të këtij lloji.
Nga ana tjetër, një trend i tillë u përcoll edhe në Shqipëri, duke vënë në qendër të vëmendjes disa nga vajzat më të përfolura të skenës. Edhe pse shumë shpejtë, komentet e fansave u kthyen në monotoni dhe ekzagjerime, kaq iu mjaftoi këngëtareve tona për ta përdorur këtë si një mjet për të bërë edhe më shumë bujë. Ndoshta nuk ju kujtohet, ja pse ne do t’ua prezantojmë rastet më ‘të zhurmshme’ më poshtë:
TUNA
Tunës i mjaftuan zërat në qarkullim për të nxitur akoma dhe më shumë publikun për komente e akuza. Shpesh duke e mbuluar njërin sy me balluke apo një pjesë të flokëve, Sejdiu nuk u ndal me kaq. Ajo bëri shenjën e trekëndëshit me duar në klipin “I Asaj”, ashtu sikurse nuk kuptohej më nëse gjeste të këtij lloji i përdorte si mjet ironie kundrejt fansave apo vërtetë dëshironte realizimin e figurave të tilla…?
DAFINA ZEQIRI
Tashmë është disi e vështirë të gjesh foto të Dafinës para shpërnguljes në Amerikë (pasi këngëtarja i fshiu të gjitha nga Instagram-i), por video vazhdojnë të mbeten të ngarkuara në You Tube. “Bloodah” ishte një prej rasteve kur Duffye u mundua më shumë se një herë të na shfaqte vetëm njërin sy, ndërsa të njejtën zgjedhje ka bërë edhe për një nga dy klipet e fundit, pikërisht “Four Seasons”. Edhe pse vështirë për t’u gjetur sot, Zeqiri realizoi disa foto me shenjën e syrit të mbuluar.
ELVANA GJATA
U përfol më pak për një rast të tillë, edhe pse në një nga videoklipet e saj u akuzua se kishte përdorur gjerësisht në skenografi shenja të Iluminatit. Por, Elvana shquhet për fotot ku shfaq vetëm gjysmën e fytyrës, e fillimisht fansat nuk u kursyen me komente. Këngëtarja vazhdon të bëjë të njejtën zgjedhje, edhe pse duket sikur kjo në fakt, është poza e preferuar e saj…
NORA DHE ERA ISTREFI
Fillimisht, ishte rradha e Norës t’u akuzonte për gjeste të tilla, e kjo vetëm falë (po, përsëri!) pozicionimit të flokëve në njërën anë. Menjëherë, Nora u cilësua si anëtare e Iluminatit nga disa nga fansat, ndërsa Era, e ardhur disi më vonë në fushën muzikore, u përfol më pak në këtë drejtim. Megjithatë, fytyra në gjysmë hije e këngëtares nuk u la pa komente, edhe pse kjo e fundit duket se nuk është përzierë pothuajse fare në opinione të tilla.
RASTI EDVINA META
Edvina Meta është një ndër fotografet më të dëgjuara në Shqipëri, ndërsa kanë qenë të shumta personazhet që kanë realizuar sete fotografike tek ajo. Në shumicën e realizimeve, Edvina zgjedh që t’i ekspozojë të përzgjedhurit e saj me njërin nga sytë e mbuluar. Të njejtin fenomen e kemi parë si tek Ajola Xoxa, Beatriks Ramosaj, Jonida Maliqi…Ndërsa, siç mund të merret me mend lehtësisht, këto janë thjesht zgjedhjet artistike të fotografes!
AJOLA XOXA
MODELE
BEATRIX RAMOSAJ
TUNA
MODELE
JONIDA MALIQI