KreuCelebrity

Trekëndësh dashurie mes Drake, Bella Hadid dhe The Weeknd…

Menduam se lidhja The Weeknd – Bella Hadid ishte temë e vdekur, sidomos me hyrjen në skenë të Selena Gomez, por suprizat nuk kanë fund.

Nëse nga njëra anë kishim trekëndëshin Bella – Selena – The Weeknd, tani nis të përmendet edhe emri i Drake, duke krijuar një trekëndësh tërësisht të ri.

Mësohet se Drake dhe Bella Hadid janë afruar së tepërmi, madje rreperi kanadez (bashkëkombas i The Weeknd) ka blerë një klub për nder të 21-vjetorit të Bella Hadid.

The Weeknd nuk duket fort i kënaqur nga ky lajm, dhe mësohet se ka fërkime midis tij dhe Drake.

Sipas burimeve të brendshme, Drake ka thyer “bro code” – “kodin vëllazëror”, akoma më e rëndë po të mendojmë që të dy artistët janë nga Toronto, Kanada.

Ndërkohë, The Weeknd dhe Selena Gomez vazhdojnë të jenë çift.

Nuk ka pasur koment nga palët në fjalë, por mamaja e Bella Hadid, Yolanda, ka thënë se Bella dhe Drake janë thjesht miq.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF