KreuCelebrity

Zi, gjak dhe merimanga: Halloween-i vjen kobshëm për Ledinën!

Nëse shumica tashmë po përpiqen të imitojnë personazhe të famshëm apo karaktere filmash, Ledina ka zgjedhur diçka krejt ndryshe për këtë Halloween. Duke iu afruar më pranë atmosferës reale të kësaj feste, Çelo ka zgjedhur të zezën si ngjyrën mbizotëruese për atmosferën e veshjeve dhe shtëpisë, e jo vetëm kaq. Së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët, familja e Ledinës duket se ka preferuar horrorin për këtë Halloween.

Tavolina dhe tavane mbushur me rrjeta merimangash, kunguj të vegjël dekorues, lakuriqë nate – detaje të këtij lloji kanë qenë parësore për dekorimin e ambienteve të shtëpisë. Me buzët e lyera me të kuq, Ledina ka zgjedhur të transformohet në një version vampir këtë herë, e për ta sjellë si duhet këtë imazh, e kanë ndihmuar edhe filtrat e fotove dhe videove në aparatet celulare. Në këtë festë nuk kanë munguar as dhuratat për të vegjëlit, e këtë e kemi mësuar nga postimet e këngëtares në Instagram.

Edhe pse zhytur në një atmosferë horror, dhurata për vajzën e Ledinës ka qenë shumë larg kuptimit të errët të Halloween-it. Perianna-s i është shtuar një fustan rozë me krahë fluture në garderobë, që nuk përputhet aspak me veshjen e saj të zezë për festën e fundit të tetorit. Por, një ditë në vit lejohen të errëtat, apo jo? …

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF