KreuCelebrity

Alketa Vejsiu: “Ja versioni më i mirë i imi!”

Nëse po mendoni se po flasim lidhur me ndonjë nga daljet e rradhës në skenë apo ndonjë projekt të ri, gabobeni. Ndonëse jemi mësuar më së shumti ta shohim të angazhuar në ekran, ka dhe nga ato momente kur Alketa ia dedikon postimet në Instagram fëmijëve të saj. Kështu ka nisur dhe kjo pasdite e së hënës, për të cilën Vejsiu nuk ka patur pak për të thënë.

“Çarçafi më i mirë prej kashmiri është përqafimi i tij”, ka shkruar moderatorja, poshtë fotos ku shihet e përqafuar me djalin. “Rrezatimi im, hëna ime, oqeani im, yjet e mi, gjaku im”, ka vazhduar më tej Alketa, ndërsa e ka përmbyllur me frazën: “Fëmijët e mi, versioni më i mirë i imi!” Edhe pse e rezervuar në këtë drejtim, moderatorja ka postuar disa herë imazhe të fëmijëve të saj, duke shprehur gjithmonë dashurinë e krenarinë tipike prej nëne.

Dhe e hëna nuk mund të vazhdojë më mirë se sa me fëmijët përkrah, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF