KreuCelebrity

“Netflix” anulon kontratën pas deklaratës së Kevin Spacey se është gay

Pa kaluar as 24 orë nga deklarata e aktorit Kevin Spacey i cili pranoi botërisht se ishte homoseksual, “Netflix”  njoftoi se do të anulojë kontratën për “House of Cards”’ pas  sezonit të gjashtë, një spektakël i cili është në prodhim e sipër. Ky lajm erdhi pasi Kevin Spacey mori vendimin që të dilte hapur përmes një deklarate ku i përgjigjej akuzave  se ai kishte ngacmuar seksualisht aktorin Anthony Rapp (në të djathtë) kur ky i fundit ishte vetëm një adoleshent; një incident për të cilin Spacey thotë se nuk e mban mend.

Tashmë Spacey po krahasohet nga komuniteti LGBTQ me Harvey Weinstein, anëtarët e të cilit e shohin të folurën hapur të seksualitetit të tij si një “manipulim të llogaritur”.

Rosie O’Donnell (në të majtë) ishte dhe më e ashpër në përgjigjen e saj  duke thënë: “Nuk të kujtohet incidenti i para tridhjetë vitesh? Vafsh në djall Kevin! Ne të gjithë e dinim për ty. Shpresoj shumë që të kemi dëshmi të tjera në lidhje me këtë”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF