KreuCelebrity

Shpërthen Bjordi: “Nuk kam nevojë për like-t tuaja, analfabeta!”

Pas shkrimit kushtuar Adelës ditën e djeshme, fansat nuk e kanë pritur dhe kaq mirë këtë dedikim të Bjordit. Duke e akuzuar se nuk u tregua ‘human’ apo ‘burrë’ sa duhet në kohën kur Adela gëzonte shëndet të plotë, u vu re ndjeshëm një prirje e komentuesve për t’iu kundërvënë Bjordit. Por, kjo mesa duket ka qenë e padurueshme për Mezinin.

Ish-banori i Big Brother i ka kushtuar një shkrim të gjatë të gjithë atyre që vollën vrerë ditën e djeshme. Duke i quajtur ‘analfabetë’ dhe ‘kancer të kësaj toke’ komentuesit, ai ka bërë të qartë se nuk ka nevojë për like-t e ndjekësve të tij. Bjordi ka theksuar se kjo është një ditë zije për të, dhe e ka cilësuar si të pabesueshme komentet që i është dashur të lexojë. Më poshtë do të gjeni statusin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF