KreuCelebrity

10 çiftet e famshëm që janë dashuruar me shikim të parë

Dashuria me shikim të parë ekziston: nga Tom Brady e Gisele Bündchen te David e Victoria Beckham, ja 10 çiftet e famshme që janë dashuruar me shikim të parë.

 

Mes qindra çifteve të famshëm që çdo ditë bashkohen dhe ndahen, ka edhe nga ata që shkojnë përpara me krenari, duke kaluar provën e kohës dhe thashethemeve.

Disa prej tyre nuk gëzonin besimin e shumë njerezve, për shkak të shpejtësisë me të cilën nga takimi i parë kishin kaluar drejt e në fejesë.

Dhe përkundër çdo parashikimi, gëzojnë ende shëndet të plotë

Ja cilat janë çiftet e spektalit që na kane treguar se dashuria me shikim të parë është e mundur.

David e Victoria Beckham

Ish futbollistin e kishte vendosur që ish posh e Spice do të ishte gruaja e jetës së tij para se ta njihte.  I mjaftoi që ta shihte në videon «Say you’ll be there» të Spice Girls për t’i thënë një mikut të tij: “E shikon këtë me fustan të errët të shkurtër? Do të martohem”

Opinioni i ndarë me stilisten që e konfirmon:

«Absolutisht dashuri me shikim të parë. Më tha që sapo arriti në shtëpi ka shkruar numrin tim të telefonit gjithandej për të mos e humbur .

George Clooney e Amal Alamuddin

George e Amal janë njohur në verë pikarisht në vilën e tij në komo, ku avokatja ishte e ftuar bashkë me një miken e saj. “E kuptova që në momentin e parë që ishte një grua e jashtëzakonshme. Shumë e bukur dhe inteligjente” -është shprehur aktori, pak kohë më parë në një intervistë, ndërsa ka shtuar: “pyesja veten nëse do kisha ndonjë mundësi të frekuentoheshim . Shkruajtëm dhe dërguam foto duke folur për ato që bënim.

Pastaj i kërkova të  dilnim dhe ajo për fat pranoi.

Reese Witherspoon e Jim Toth

Edhe një vit më pasi ishte lakuar propozomi i martesës së Jake Gyllenhaal, aktorja ishte gati të ndërtonte një familje të re me agjentin, që njohu rastësisht.

Ai po kërkonte të justifikonte një mik të dehur që i kishte krijuar probleme.

Në pak dalje të dy deklaruan fejesën e tyre, për t’u martuar 3 muaj më pas.

Tom Brady e Gisele Bündchen

Top modelja dhe kampioni i futbollit janë njohur në një takim në errësirë organizuar nga dy miq (sikur të kishin pasur problem për të gjetur dike për të dalë). Një takim i arrirë, duke parë që nga ai çast nuk u ndanë më.

“E kuptova menjëherë që Tom ishte i duhuri. Arrija të lexoja në sy që ishte një burrë me integritet dhe që besonte në të njëjtat vlera” – është shprehur modelja vite më parë.

Ellen Degeneres e Portia De Rossi

“Ellen më ka lënë pa frymë” kështu ka folur aktorja për takimin e parë me drejtuesen televizive, i ndodhur në backstage të një çmimi.

“Nuk më kishte ndodhur kurrë një gjë e tillë në gjithë jetën time”. Kurrë nuk më kishte ndodhur të shihja dikë dhe të provoja të gjitha ato ndjesi që zakonisht i ndjen në këngë, ose në poezi. Më dridheshin gjunjët”-ka shtuar.

Matthew McConaughey e Camila Albes

Aktori ishte i lumtur sipas tij single, kur pa për herë të parë gruan e tij.“Pashë këtë lloj ëngjëlli pak hapa larg meje. Sytë po më dilnin nga orbitat dhe mbaj mend që thadhë diçka absurde, në vend që të pyesja “kush është kjo” pyeta “çfarë është” , sepse doja t’i tërhiqja vëmendje, por pastaj mendova : “Ky nuk është tipi i gruas që thërret nga ana tjetër e dhomës, McConaughey.

“Lëviz nga vendi ku je ulur dhe shko drejt saj! . Gjë që e bëra”

Kate Moss e Jamie Hince

Ndoshta jo të gjithë e dinë që historia mes top modeles dhe rrokerit ka nisur rastësisht, falë një kërkimi në google.

Kate po kërkonte emra burrash të rastësishëm kur ngeci te muzikanti. Nga dashuria për rrokun ka vlerësuar stilin e tij dhe ka bërë gjithçka për ta njohur.

Kjo ishte reciproke dhe që nga 2011-a janë lumturisht të martuar.

Matt Damon e Luciana Barroso

Fillimi i historisë mes aktorit dhe gruas së tij duket sikur është marrë nga ndonjë film.

Pikërisht per këtë arsye aktori është i lumtur kur tregon: “E pashë nga ana tjetër e dhomës dhe kujtoj që rrezatonte një dritë, ishte rrëzëllitëse gjithë gëzim” ka treguar  për takimin e parë 11 vjet më parë . Ajo në atë epoke ishte bariste dhe ai mendoi “duhet të bëj diçka, duhet të flas me të”. Dhe kështu qe.

Jessica Alba e Cash Warren

Disa gjëra ndodhin shpejt. Siç ndodhi edhe me aktoren, që nga momenti i parë  e ndjeu që do të kishte qenë burri i jetës së saj. Në një intervistë disa vjet më parë ylli ka deklaruar: “Menjëherë pasi e takova mora në telefon miken time më të mirë dhe i thashë: “kam njohur këtë djalë dhe më duket sikur e kam njohur gjithmonë , dua ta njoh akoma për gjithë ditët e mia”.

Tom Ford e Richard Buckley

Stilisti nuk ka dyshime: ajo që i ndodhi 30 vjet më parë kur ka parë për herë të parrë burrin e tij në një ashensor, ishte dashur me shikim të parë.

“Në momentin që ashernsiori preku tokën, mendova: “ Ti je a ii duhuri. Vetëm kaq” Ka treguar gjatë një interviste.

“Sytë tanë u kryqëzuan dhe për një muaj shkuam të jetonimr sëbashku. Jemi bashkë që atëherë.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF