Nëse ju kanë kapur ethet e Halloween-it, nuk ju vëmë faj. Është ndër festat më entuziaste të vitit, por njëkohësisht edhe më e frikshmja. Shumica e njerëzve maskohen në mënyra të ndryshme, duke i dhënë një atmosferë krejt ndryshe fundit të tetorit.
Por, mesa duket, një nga artistët shqiptarë ka patur pakënaqësi lidhur me kostumet e përzgjedhura në këtë ditë. “Aman mos ngatërroni Halloween me Karnavalet”, ka shkruar Elgit Doda në Instagram, ndërsa postimin e ka shoqëruar me ikona të qeshurash. Ndoshta, fakti që shumë prej njerëzve shndërrohen në personazhe të tjerë apo mjaftohen me një maskë të vetme, nuk është në shijet e Elgitit.
Po çifti Elgit-Klea, si do të paraqiten këtë Halloween?



















