Në vitin 1977, regjisori me famë botërore, Roman Polanski, pranoi përdhunimin ndaj një vajze trembëdhjetëvjecare, një krim për të cilin nuk është dënuar asnjëherë. Në kohën kur ndodhi ngjarja e rëndë, regjisori i famshëm ishte 43 vjec. Ndaj tij u regjistruan në atë kohë 5 akuza, ndërkohë që përgjatë viteve, ndaj Polanskit ka pasur akuza të reja, të gjitha nga gra të cilat dikur ishin pak më shumë se çupëlina.
Kinemaja franceze i ka kushtuar regjisorit një retrospektivë, por gratë e këtij vendi nuk i kanë harruar akuzat dhe ngacmimet që ndër vite kanë minuar integritetin dhe emrin e mirë të Roman Polanskit. Ato kane protestuar topless kundër regjisorit Polanski.
“Një person tepër kriminel”, lexohet në trupat e grave që protestuan në kryeqytetin francez.