Ndryshe nga motra e saj, Sara, e cila u përfshi me shumë dëshirë në festën e Halloween-it, Lori duket se e ka marrë pushim këtë ditë.
Në Snapchat, ajo ka postuar një foto veshur thjesht me një kostum sportiv, ku shkruan: “Këtë Halloween, do të vishem si vetja ime në vitin 2016”.
Duhet thënë që jemi paksa të zhgënjyer nga ky “shortcut” i Lorit, pasi ajo njihet si një ndër vajzat më fashionista në Shqipëri.
Po shpresonim të shihnim se çfarë do të na sillte imagjinata e Lorit këtë vit, por me sa duket do të na duhet të presim deri vitin tjetër.
Megjithatë, Lori kuron me kujdes çdo veshje që paraqet në rrjete sociale, duke inspiruar edhe fashionista të tjera shqiptare.
Epo Lori, e meriton një ditë pushimi në vit!