Eh, edhe të huajt bien pre e veshjeve të njejta. Herë fustanet, herë këpucët, por është e sigurt që detaje identike në paraqitje kanë rastisur t’i shohim më shumë se një herë. Këtë radhë, ka qenë Rita Ora ajo që ka bërë ‘xing’ me Kim Kardashian, e kjo për një rast mjaft të veçantë.
Nëse e patë Ritën të veshur si Lulja Helmuese para disa ditësh, ju kujtojmë se kjo ka qenë zgjedhja e Kim Kardashian në Halloween-in e vjetshëm. Ndoshta nuk ju kujtohet, por Kim u paraqit me fustanin jeshil e flokët e kuqe për eventin e vjetshëm. Nga ana tjetër, Rita ka preferuar të njejtin personazh, duke u shndërruar kështu në një Lule (seksi) Helmuese.
Pritet të shohim më shumë ndryshime nga këngëtarja, ndërsa kujtojmë se deri më tani, Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen më së shumti. Kujt i shkon më shumë kostumi, Kim apo Ritës?