KreuCelebrity

Një super-paraqitje si e Sarës dhe Londonit për Halloween!

Tashmë, shumë pak orë na ndajnë nga festa më horror e vitit, edhe pse shumë nga personazhet nuk preferojnë pamje të kobshme për këtë festë. Jo kur ke një djalosh të vogël si Sara, të paktën! Edhe pse nuk e prisnim, nga falmilja Liço u zbulua një detaj lidhur me veshjet speciale për sot.

Të jesh supermen, do të thotë të kesh edhe një mama të atillë…Sepse kështu ishte veshur London Noor dhe Sara në foton e postuar në Instagramin e kësaj të fundit. Veshur të dy me kostumin e Supermenit, mesa duket kjo ka qenë zgjedhja ideale e Sarës për këtë Halloween.


London duket sikur po fluturon, ngritur në krahët e së ëmës, duke e përplotësuar figurën e super heroit. E në fakt, rrallë gjen të tillë personazhe në një festë si kjo, apo jo? Ku i dihet, ndoshta vitin tjeter London do ta shohim su Batman…! Po Ledioni, si të jetë maskuar vallë?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF