I ftuar sot në emisionin e pasdites së Rudina Magjistarit, Turi ka zbuluar një anë tjetër të jetës së tij, ndoshta atë më të vështirën. Këngëtari ka rrëfyer se është rritur në mungesë të babait, vetëm me nënën dhe vëllain më të vogël, Elion. Si gjithmonë me sportivitet, Turi ka treguar se i është dashur të bëhet shtyllë e shtëpisë, për të ndihmuar të ëmën.
Këngëtari ka tregur se i ka hequr dorë nga ëndrra për shkollim jashtë, për të ndihmuar familjen. “Erdhi një moment dhe thashë që do punoja fort, që të ndihmoja mamin e të mos kishim nevojë t’ia shtrinim dorën njeriu”, ka rrëfyer Hyskaj, ndërsa nuk e ka lënë me kaq. Pas lavdërimeve të Rudinës lidhur me një qendrim të tillë, Turi ka shtuar: “Nuk dua të bëj rolin e heroit, këtë do ta bënin të gjithë”, teksa shpjegon që thjesht ashtu shkoi jeta në ato momente. Këngëtari theksoi se ka një marrëdhënie të ngushtë me vëllain, e ky i fundit i dedikoi ca fjalë nëpërmjet një video-mesazhi.
Duke deklaruar se Turi ka qenë figura model për të, Elio ka patur një mesazh për Hyskaj: të mos ndryshojë, e të qendrojë mirënjohës siç është, kudo që të jetë. Marrëdhënia mes dy vëllezërve duket se ka qenë gjithmonë e ngushtë, ndërsa Turi e ka mbyllur intervistën plot të qeshura e energji si gjithmonë.