Karizmatike dhe e vendosur, ajo u bë drejtoresha e modës e Vogue dhe Harper’s Bazaar UK. Po kur u martua me kapitetin Compton, Frances Farquharson shkoi për të jetuar në një kështjellë.
Kur mbreti hodhi vështrimin mbi të ftuarit, të mbledhur për darkë në Kështjellën e Balmoralit, një figurë ishte ndryshe nga të tjerat. Ajo “ose ndoshta ai” mendoi mbreti, ishte e veshur me një komplet, stil harem, e bërë nga mëndafshi skocez dhe i stolisur me një çallmë.
Mbreti Xhiorxhio VI, babai i Mbretëreshës së sotme Elisabeta, ishte i bindur se ishte një nga stallierët e tij të oborrit. Zbuloi që në fakt bëhej fjalë për një fqinj të ri të shtëpisë, gazetaren e modës, Frances Farquharson.
Kjo grua karizmatike, me një stil joshës, sapo kishte kaluar në rezidencën e saj të re mbretërore, Kështjellën Invercauld, pas martesës së saj me kapitenin Alwyne Farquharson. Ajo ishte një nga gratë më elegante, por më pak të njohura në skenën e modës britanike.
Ngrohtësia e saj dhe humanizmi i saj lanë një kujtim të thellë për ata që e takuan. Dhe sot, dhoma e pritjes, dhoma e ballos, pesëmbëdhjetë dhomat dhe njëmbëdhjetë banjat e kështjellës mbajnë shenjën e saj krijuese. Frances ishte një pronare shtëpie e jashtëzakonshme dhe një biznesmene e vëmendshme, e cila me stilin e saj solli dritë të re në grinë e pasluftës skoceze.
Frances Lovell Oldham lindi Seattle,në Washington në 1903. E bija e një avokati në Ohajo, e kaloi rininë në luks dhe tregoi qysh fëmijë shenjat e para të këtij talenti që do ta sillte në radhët e para të gazetarisë së modës angleze.
Në moshën 17-vjeçare me paratë e para të fituara ia doli të paguante udhëtimin e saj të parë për në Evropë, mbikëqyrur nga një teze.
Por ajo nuk u tërhoq. Me bukurinë e saj natyrore, talentin e saj për biseda dhe një memorie të shkëlqyer (nuk merrte kurrë shënime) filloi të shkruajë artikuj për “Daily Express”, dhe pastaj u bë drejtoreshë e modës për Vogue dhe Harper Bazaar, duke iu përkushtuar punës me pasion, me të njëjtën që kombinonte ngjyrat e gjalla të trëndafilit, blusë dhe të verdhës në pamje. “Kur hynte në një dhomë shkëlqente gjithçka”-kujton aktorja Moira Lister, mikja e një kohe të gjatë dhe mysafirja e stinës së verës së bashku me burrin e saj Jacques Gaschassin- Lafite, ekspert vere, që për Frances thoshte: “Veshja – i shkon, edhe ato ekstravagantet që shihen mbi pasarelat e modës… Dhe isha në siklet kur isha me të”.
Frances duhej të duronte dhimbje të forta për pjesën më të madhe të jetës së saj. Ajo theu shpinën duke u hedhur nga dritarja për të shpëtuar veten nga një zjarr në të cilin vdiq burri i parë; kaloi dy vjet në spital dhe për një kohë të gjatë nuk u shfaq në publik. Martesa e dytë zgjati shumë pak, por, duke injoruar këshillën e mjekëve, Frances solli në jetë një fëmijë, Marybell Drummond.
Në vitin 1944, ajo takoi Alwyne Compton, një kapiten në “Royal Scots Greys” i regjimentit të ushtrisë kalorsiake britanike. “Babai i tij më pyeti për ta ndihmuar atë të rregullonte Kështjellën e Invercauldit,” tregon Frances. “Askush nuk kishte jetuar atje për vite me radhë. Kuzhinë, në dy kate, dhe papafingo ishin plot me koleksione të bukura të moblijeve kineze. Pas një jave, ai e kuptoi se do të duhej një jetë, dhe se do të bënte më mirë që të martohej me mua!”. Burri fitoi nga familja pasuri të ndryshme mes të cilave emrin Farquharson, kështjellat Invercauld dhe Braemar Invercauld, 300,000 akra dhe licencën e peshkimit mbi lumin Dee.
Frances Alwyne dhe u martuan në vitin 1949. Pas vetëm disa javë që nga ardhja e saj në Invercauld, Znj Farquharson vendosi për të shprehur talentin e saj artistik në pikturë duke pikturuar muret e jashtme në ngjyrë të kuqe që ndodhej jashtë kuzhinës së kështjellë. Që atëherë, e kuqja – një prej ngjyrave të saj të preferuara dhe e përdorur nga mikja e saj Elsa Schiaparelli – u prezantua gradualisht për të pikturuar muret e brendshme të dy kështjellave, Invercauld dhe Braemar, në një periudhë në të cilën, përsëri, nuk ishte në modë dhe shihej vetëm në pendët e zogjve ekzotikë. Nga ana e saj Elsa ishte e bindur nga Frances për të futur stofin prej leshi me cërka dhe stofin skocez në koleksionet e saj të modës. “Ajo nuk pikturonte, por ishte një artiste”, tha vajza Marybell. “Ajo shprehu veten e saj përmes veshjeve dhe ngjyrave të saj.” Stili i tyre i jetesës ishte me hijeshi të matur, ushqyer nga një humor i shëndetshëm dhe një talent për argëtim, sidomos gjatë darkave. Mirëpo, vakti i preferuar i Francesës ishte mëngjesi. Në kuzhinat e Invercauldit ai kishte furra të vjetra bakri, për të bërë bukë.
“Ne kemi rreth 20 dhe 30 mysafirë në muajt e verës dhe rreth 44 për darkë gjatë lojërave të Braemar,” tha Frances gjatë një intervistë. “Në banesën në Londër ne qëndrojmë në dimër dhe pranverë. Na vjen ushqim i freskët nga Invercauld një herë në javë me tren. Më pëlqen që të kem miq për darkë që nuk mund t’i shoh në Skoci.”
Gjatë festave në Invercauld, krijonte një tenxhere të shkrirjes sociale që kënaqte gjithkënd. Organizoi atë që sot quhet “qendër zejtare” e produkteve vendore. Vuri në veprat skenike skoceze, sfilata të modës dhe shfaqje, duke e transformuar një ish-kishë në një teatër, hapi një dyqan lokal specialitetesh duke promovuar stofin prej leshi me cërka dhe stofin skocez. Nxiti fushatën për të gjetur endësit që punonin në leshin angora dhe vejushat që punonin me dorë çorape leshi të thurura. Kur vdiq në vitin 1991, u varros në oborrin e vjetër Crathie Kirk me një nga kapelet e saj të preferuara, mbi arkivol.
Sot talenti i saj në afrimin e ngjyrave dhe aftësinë e saj mahnitëse për të përzier të vjetrën me të renë, mund të admirohen në kështjellën Braemar. Alëyne u ndikua fuqishëm nga stili i saj. Tani jeton në Norfolk, është rimartuar dhe vazhdon të veshë funde të ndritshme të stofit të leshit ngjyrë të verdhë dhe çorape të kuqe si luleshtrydhe. Ndikimi që Frances pati mbi të dhe mbi Braemar, në ato ditë gri pas luftës, ishte e pabesueshme. Marybellit i la veshjet e saj me copa të çmuara si veshja me leshin e zi përshtatur në përmasat e mikes së saj Elsa.
Kjo trashëgimi tani ruhet në Galerinë e Arteve të Aberdeenit dhe në Muzeun Kombëtar të Skocisë. Vetëm pas vdekjes së saj dhe në sajë të asaj shfaqjeje, stili i saj u bë i njohur për një publik më të gjerë. “Ishte e jashtëzakonshme në çdo aspekt”, tha Moira Lister, “Të bënte të ndiheshe e veçantë.” Sa e veçantë ishte mikpritja e saj dhe humanizmi i saj i thellë që ende lundron në “kështjellën” e saj.



Selena dhe Bieber po rikthehen bashkë?!

Suksesi i Arilenës që po çmend grekët!







Kush e surprizoi sot Kastro Zizon?

Emeli Sande, për herë të parë në Tiranë!

Të vishesh për në punë si Angeline Jolie






