KreuCelebrity

Emeli Sande, për herë të parë në Tiranë!

Tashmë festimi i Natës së Bardhë është bërë një traditë në Tiranë! Kryeqyteti feston përmes aktiviteteve të shumta muzikore e artistike argëtuese deri në orët e para të mëngjesit duke sjellë publikun kryeqytetas më pranë arteve.

 

Edhe këtë vit, Nata e Bardhë do të festohet në datën 29 nëntor në kryeqytet, e si çdo vit do të ketë të ftuar një artiste me famë ndërkombëtare! Siç ka njoftuar edhe Bashkia Tiranë, në koncertin e madh në Sheshin Skëndërbej këtë 29 nëntor do të kemi fatin të ndjekim këngëtaren dhe tekstshkruesen skoceze Emeli Sande!

Artistja u bë e njohur për publikun shqiptar përmes hiteve “My kind of love”, “Clown”, “Read all about it” dhe “Heaven”. Ardhja e këngëtares me famë botërore në Shqipëri do të gëzojë shumë fansat e muzikës së saj, të cilët me siguri do të mbushin Sheshin Skendërbej!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF