KreuCelebrity

Bluzat oversize, çizmet mbi gju/ Arbana dhe Xhemi sjellin trendet!

Me sa duket, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu kanë rënë dakord të kombinohen sot, pasi të dyja janë veshur me një bluzë të ngrohtë oversize dhe çizme mbi gju.

Ky është një ndër trendet më të përhapura të sezonit vjeshtë-dimër, sjellë në Shqipëri edhe nga Jonida Maliqi, një tjetër fashionista e mirënjohur.

 

 

Vajzat duken shumë stil, dhe binjakëzimi i tyre shkon deri te syzet, model Aviator. Bie në sy dhe çanta kadife “Gucci” e Arbanës, një tjetër trend i këtij sezoni.

Ndërkohë, fansat komentuan në foto duke i komplimentuar vajzat, por edhe duke bërë shaka mbi faktin që fotoja është kapur pranë një pike EuroLloto.

Vetë Arbana ka bërë description “Livescore”, duke nisur e para shakanë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF