KreuCelebrity

Skena që Kate Winslet nuk do donte të xhironte

Aktorja britanike, Kate Winslet ka treguar, 20 vite më vonë, gjatë një interviste, për një skenë të filmit “Titanic”, fitues i gjashtë cmimeve Oskar dhe me regji të James Cameron.

Bëhet fjalë për një episod që aktores së famshme i ka mbetur në mendje. “Më kujtohet shumë mirë skena kur Leo humbet çelsin. E urreja atë moment.  Ishte tepër i frikshëm”. Për të ky është një episod traumatik të cilin Kate do ta shikonte pas shumë kohësh, në një kinema lagjeje.

Edhe pse kanë kaluar njëzet vite, “Titanic” mbetet akoma një temë bisede, por njerëzit janë të interesuar nëse Kate Winslet dhe Leonardo di Caprio kane qenë ose jo të lidhur. Ajo i është përgjigjur pyetjeve të fansave të saj duke u shprehur:

“Mendoj se për mua dhe Leon muajt e xhirimit të filmit kanë qenë shtatë muaj pune; ne ishim të dy tepër të rinj në atë kohë”. Që prej njëzet vitesh, ata i lidh një miqësi e ngushtë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF