KreuCelebrity

Velinat Vangji & Sonja realizojnë “Sfidën Manekin”!

Dy brunet bukuroshe Vangji Telo dhe Sonja Cemeri, velinat që vijnë çdo mbrëmje në ekranin e “Fiks Fare” pranë Devis Mukës dhe Dorian Ramaliut kanë qenë të ftuara këtë pasdite në studion e “Pop Culture” për të rrëfyer diçka më tëper nga jeta e tyre jashtë ekranit.

 

Ato kanë treguar se njiheshin me njëra-tjetrën edhe përpara Fiks-it, e megjithatë janë miqësuar shumë dhe kalojnë kohë me njëra-tjetrën edhe jashtë studiove të Top Channel. Sonja është balerinë, ndërsa Vangji ka studiuar gazetari, por po përshtatet më së miri me koreografitë. Ajo shtoi se e sheh veten në televizion, në një pozicion brenda profesionit të saj.

 

 

 

Moderatorët Dojna e Kelvi u kanë kërkuar velinave të realizojnë sfidën e famshme “Manekin”, pasi u kanë treguar atyre fotot e djemve Romeo e Cruz Beckham të cilët kanë imituar pozën e famshme të së ëmës Victorias, siç ua kemi treguar më parë në bordo.al.

Velinat bukuroshe e kanë realizuar me sukses sfidën në studio!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF