Që Jennifer Lopez është ndër femrat më seksi në planet, kjo është e padiskutueshme. Por, ky është rasti kur femrës nuk i duhet të rrëfejë moshën, pasi është e kotë. Trupi i tonifikuar dhe format bombastike janë ato që e bëjnë Lopez një nga të famshmet më të dëshiruara deri më sot.
Si për të mos mjaftuar kjo, këgëtarja ka pozuar për ‘Vanity Fair’ së bashku me Alex Rodriguez, të dashurin e saj aktual. Pozat sensuale krahë njëri-tjetrit tërhoqën vëmendjen e fansave, por sytë e publikut u fokusuan diku tjetër: në vithet e zbuluara të Jennifer Lopez! Veshur me tanga gjysmë të ulura, J-Lo po thyen rrjetin!
Çifti ka realizuar foto edhe në shtrat, duke bërë që Rodriguez të cilësohet si një nga të dashurit e preferuar të këngëtares. Lopez vazhdon të jetë në top-formë, e duket se e tillë do të jetë për një kohë të gjatë. Përvëluese J-Lo, apo jo?


Kush e surprizoi sot Kastro Zizon?

Emeli Sande, për herë të parë në Tiranë!

Të vishesh për në punë si Angeline Jolie















