KreuCelebrity

Një pasdite plot humor si e Eminës dhe Ella-s!

Edhe nëse nuk dini asgjë për Emina Cunmulaj, nga profili i saj në Instagram mund të mësosh me siguri diçka: ajo dhe e vogla e saj janë dy mikesha shumë të ngushta! I kemi parë gjithmonë bashkë, ndërsa Halloween-i e gjeti Ella-n me një kostum…pule! Por e veçanta qendronte dikur tjetër.


Për paraqitjen e vogëlushes ishte kujdesur Emina, e cila kishte marrë vendimin për ta qepur vetë fustanin e bardhë plot pupla të Ella-s. Kjo nuk ishte e vetmja gjë që spikati për këtë  festë, pasi modelja kishte përgatitur edhe një shportë plot çokollata dhe ëmbëlsira, karakteristike për një datë si 31 tetori. Ndërsa, pasditja e sotme ka ardhur plot humor për dyshen Emina-Ella.

Nëse ka diçka që i bën fëmijët të adhurueshëm, është proçesi i rritjes e të të kuptuarit. Sa herë ka rastisur t’i bëni pyetjen një vogëlushi, vetëm që të merrni një përgjigje të ëmbël në shkëmbim? Epo, as Emina nuk mund të ngopet dot me të bijën. Në një video të publikuar në My Story, modelja e pyet të bijën se ku e ka të prapmen. Dhe kuptohet, as Ella nuk e ka lënë pa një përgjigje të saktë.
Duket se kjo pasdite ka nisur plot humor për dy mikeshat e ngushta, e kjo nuk është hera e parë që shohim të tilla momente nga Instagrami i Eminës…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF