KreuCelebrity

Kush e surprizoi sot Kastro Zizon?

Këngëtari i njohur Kasto Zizo, ka qenë i ftuari i radhës në “Kush vjen për drekë”, së bashku me Hygerta Sakon tek Arjola Shehu në televizionin Klan mesditën e sotme.

 

Këngëtari i dashur për publikun për natyrën e tij të drejtpërdrejtë gjatë emisionit, teksa gatuante, është surprizuar nga i biri Dankan. Kastro është baba i dy fëmijëve, Dankan dhe Nia dhe e shpreh kurdoherë dashurinë që ka për fëmijët, në televizion dhe në rrjetet sociale.

“Babi ndihem krenar për ty, jam i lumtur që të bëra baba për herë të parë. Atë që ndjej për ty nuk mund ta shpreh dot me fjalë. Ashtu sikur t’i më ke dritën e syve, i tillë je dhe për mua. Të uroj suksese tek Kënga Magjike”, ka qenë mesazhi vetëm audio i Dankanit për Kastron.

 

Pas këtij mesazhi, Kastro i emocionuar ka treguar se nuk është shumë qejfli surprizash, por i pëlqen që djali i ngjan shumë dhe ka marrë prej tij gjëra të mira. Është i brishtë e nuk solidarizohet shumë tregon Kastro, disi i habitur që i biri ka pranuar të japë mesazhin e tij, qoftë vetëm audio.

Kastro është konkurrent në festivalin “Kënga Magjike” me këngëtaren e re Rea Nuhu, me këngën “Pa faj”, një këngë e bukur e plot ndienjë!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF