Një tjetër rrëfim ka tronditur Hollivudin! “Më ka ngacmuar seksualisht kur isha 17-vjeç, teksa punonim për një projekt!”, ka qenë kjo deklarata e 49-vjeçares Anna Graham Hunter ndaj aktorit të njohur hollivudian Dustin Hoffman, asistente e tij në vitin 1985.
Pas akuzave të shumta ndaj Weinstein, edhe Hunter ka vendosur të rrëfejë eksperiencën e saj të hidhur e cila ka ndodhur në periudhën kur Hoffman xhironte “Death of a salesmen”, film me të cilin fitoi për herë të parë e të fundit njëkohëshisht një çmim “Emmy”.
Hoffman i kishte kërkuar asistentes së tij masazh tek këmbët që ditën e parë të xhirimeve, flirtonte dhe e prekte nga të ndënjurat dhe i fliste për seksin. Hunter i ka shkruar detajet e ngacmimeve në letra dërguar motrës së saj.
Pasi kanë kaluar kaq shumë vite, Anna ka rrëfyer se ai është sjellë me të si një “derr”, si një grabitqar me prenë e tij të re, megjithatë ajo tregon se pas gjithë ngacmimeve, e pëlqen si aktor duke shtuar se Hoffman kishte edhe një anë të ëmbël.
Pas akuzave, Dustin Hoffman ka reaguar: “Kam respekt maksimal për femrat dhe më vjen keq që mund të kem bërë diçka e cila i ka vendosur ato në një pozitë të parehatshme. Kërkoj falje. Ai nuk është një reflektim i asaj çka unë jam në të vërtetë.”





Kush e surprizoi sot Kastro Zizon?

Emeli Sande, për herë të parë në Tiranë!

Të vishesh për në punë si Angeline Jolie












