KreuCelebrity

Super lajme për artisten, Lady Gaga fejohet sërish!

Pikërisht atëherë kur Lady Gaga foli për zemrën e thyer nga dështimi me partnerin e fundit, mësohet se këngëtarja është fejuar me agjentin e saj, Christian Carino! Një burim pranë US Weekly ka treguar se çifti ka finalizuar në fejesë lidhjen e tyre gjatë kësaj vere. Carino i ka kërkuar leje babait të Gaga-s, për të hedhur një hap më tutje në romancën e tyre.


Edhe pse pa një komfirmim zyrtar, lajmi ka gëzuar pa masë fansat. Gaga dhe Carino pranuan lidhjen në shkurt të këtij viti, e që atëherë, të dy janë fotografuar në festa të ndryshme sëbashku. Artistja madje bëri një deklaratë romantike në një nga koncertet e saj rreth dy muaj më parë, duke thënë: “Pjesa më e mirë e të qenurit e dashuruar është që gjithmonë ke dikë pranë, edhe kur rrëzohesh”.

Çifti kanë publikuar edhe foto në Instagram, duke shfaqur edhe më shumë detaje nga lidhja e tyre. Kujtojmë se Gaga kaloi jo pak vështirësi me shëndetin, madje këngëtarja vazhdon të trajtohet edhe tani për problemet e shfaqura. Epo, urime për Gaga-n!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF