Nuk është aspak çudi që emrin e saj po e shohim si të vetmin në këtë artikull. Selena Gomez është shpallur ‘femra e vitit’, e jo pa arsye. Verën e shpenzoi duke marrë veten nga transplanti i veshkës, por kjo nuk e ndaloi qē të ishte producentja ekzekutive e serialit “13 Reasons Why” në Netflix, të lançonte bashkëpunimet e reja me Puma dhe Coach, si dhe t’ju dhuromte fansave katër hite të reja.
Nga ana tjetër, e gjithë kjo punë nuk mbeti pa vlerësim, pasi të martën emri i Gomez iu bashkangjit kolegeve si Lady Gaga apo Katy Perry, në listën e nominimeve të Billboard për “Gruan e Vitit” për 2017-tën. Në një deklaratë publike, paneli shprehu entuziazmin e jashtëzakonshëm, që këngëtarja është emri garues për një çmim të tillë.
“Selena jo vetëm që po arrin majat, por ajo inspiron në mënyrë të vazhdueshme femrat që të jenë autentike e të mos kenë frikë të përdorin zërin për problemet që i shqetësojnë”, ka deklaruar John Amato, presidenti i Billboard Media Group. “Nuk ka kurrë frikë të shprehë atë që mendon, ashtu sikurse ka përdorur platformën personale për të bërë avokaten e nevojave të të tjerëve. Jemi të entuziazmuar së tepërmi që po e emërojmë si Gruan e Vitit”, ka vijuar më tej ai.
Gomez mesa duket vazhdon të korrë suksese, duke rritur jo vetëm vlerën monetare të përfitimeve, por edhe statusin e saj si artiste në Hollywood. Urime për Selena-n!

Selena dhe Bieber po rikthehen bashkë?!

Suksesi i Arilenës që po çmend grekët!







Kush e surprizoi sot Kastro Zizon?

Emeli Sande, për herë të parë në Tiranë!

Të vishesh për në punë si Angeline Jolie








