KreuCelebrity

Selena dhe Bieber po rikthehen bashkë?!

Ribashkimet mes Selena Gomez dhe Justin Bieber vijojnë përsëri. Ish-çifti është parë të bëjnë xhiro së bashku me biçikletë, e sipas fotove më të fundit, duket se po e shijojnë së tepërmi! Ç’do të thotë kjo?!

Këngëtarja ka qenë gjatë gjithë kohës e qeshur dhe entuziaste, ndërsa shihet qartazi se ka qenë shumë komfort nën shoqërinë e Bieber. Si për të mos mjaftuar kjo, të dy janë fotografuar duke ecur të përqafuar në rrugët e Los Anxhelosit. E gjithë kjo atmosferë e ngrohtë, vetëm dy ditë pas lajmit për ndarje nga The Weeknd!

TMZ e deklaroi se Bieber ka qenë iniciatori i prishjes së romancës mes dy artistëve. E mesa duket, Selena e ka pranuar më së miri një fakt të tillë. Nga ana tjetër, një burim për Pople ka bërë të ditur se Justin është i vendosur për ta rifituar Gomez.

Sipas fotove më të fundit, dyshohet se shumë shpejt, Gomez-Bieber do të jenë sërish çift. Selena ndoshta e ka ndjerë mungesën e Justin përgjatë gjithë kësaj kohe. Tani, të gjithë janë sy e veshë duke pritur ç’do të ndodhë në vijim…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF