KreuCelebrity

Suksesi i Arilenës që po çmend grekët!

Hiti “Nëntori” krijoi një rrugë suksesi ndërkombëtar për këngëtaren e re Arilena Ara. Duket se ajo i ka pushtuar plotësisht edhe mediat e vendit fqinj, Greqisë, me baladën e cila e shndërroi në një artiste të njohur, të pëlqyer, e mjaft të duartrokitur.

 

Këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale momente nga kjo vizitë në Athinë, si edhe programin intensiv që do të vijojë në këtë vend. Sapo ka hyrë nëntori, e duket se do të jetë dhe muaji i sukseseve të saj!

 

 

 

 

 

Arilena do të jetë pjesëmarrëse si e ftuar për disa intervista në radiot e televizionet më të njohura të vendit, e ftuar speciale në “Heaven Music”, si edhe do të argëtojë me muzikën e saj fansat shqiptarë e grekë.

“Nëntori” pritet që të triumfojë fuqishëm edhe në klasifikimet muzikore në Greqi!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF