Nëse po mendoni se Justin Trudeau është mashkulli më seksi kanadez, atëherë nuk e keni njohur ende sensin e tij të humorit. E mbani mend kur dha një intervistë në televizion, veshur me çorape shumëngjyrëshe? Eh, ky Halloween e gjeti edhe më argëtues kryeministrin kanadez.
Sepse, po, edhe meshkujt e veshur nën kostumet zyrtare munden fare mirë të festojnë fundin e tetorit. Këtë herë, Trudeau ka zgjedhur të paraqitet si një ndër superheronjtë e preferuar, pikërisht Supermeni! I pajisur me syze optike dhe me flokët e krehura si Clark Kent, Justin i dha një tjetër kuptim personazhit. Nëse jeni mësuar të shihni njerëz të veshur kokë e këmbë me blu e të kuqe, ky nuk është rasti i kryeministrit kanadez.
Trudeau ka sjellë në vëmendje momentin kur Clark Kent zhvesh kostumin për të shkuar të shpëtojë botën. Oh, a mos është kjo një nga detyrat e Justin (jo botën, por Kanadanë në përgjithësi…) Si për të mos mjaftuar kjo, kryeministri ka kaluar kohë të bollshme me familjen, për lojën ‘trick-and-treating’, duke u shfaqur pranë fëmijëve të tij dhe të afërmve.
Justin nuk ka qenë i vetmi parlamentar i maskuar për Halloween, pasi shumë nga kolegët e tij e festuan si duhet këtë festë. Epo, jo më kot Kanadaja mbetet e dëshirueshme për shumicën, apo jo?


Selena dhe Bieber po rikthehen bashkë?!

Suksesi i Arilenës që po çmend grekët!







Kush e surprizoi sot Kastro Zizon?

Emeli Sande, për herë të parë në Tiranë!

Të vishesh për në punë si Angeline Jolie







