KreuCelebrity

Klodiana Shala: “Ja arsyeja pse nuk jam bërë nënë!”

Ishte një ndër të ftuarat në Opinion, e kjo nuk është hera e parë që atletja është në këtë panel. Klodiana Shala, e njohur për titujt e ndryshëm në sport, është tërhequr tashmë nga atletika, për t’u angazhuar në biznesin e saj privat. Këtë herë, Klodiana ka zbuluar një detaj mjaft të rëndësishëm nga jeta e saj, për të cilin as nuk na kishte shkuar mendja.

Shala ka rrëfyer se ka dashur gjithmonë të bëhej nënë, por kjo kishte qenë e pamundur për një arsye në veçanti. Angazhimi i saj në sport nuk e ka lejuar atleteten të realizojë këtë ëndërr të saj, por Klodiana tregon se ka qenë shumë pranë vendimit për adoptim. Çfarë e ka penguar Shalën të hedhë këtë hap, ka qenë nëna biologjike e fëmijës, qe nuk e ka lejuar sportisten ta marrë të porsalindurin.

“Kam një karrierë 20-vjeçare, kam bashkëjetuar prej disa kohësh, por tani jam single”, ka thënë fillimisht Klodiana, për të vijuar më tej: “Në pamundësi për të bërë fëmijë, pasi iu përkushtova me të vërtetë karrierës, kam shkuar në Shtëpinë e Fëmijës, për të adoptuar një fëmijë, pikërisht në kohën kur unë isha në karrierë. Fëmija ishte gjashtë muajsh. Me sy bojëqielli, biond, ishte një fëmijë i mrekullueshëm. Doja ta adoptoja në atë kohë.” Duket se Shala ka qenë realisht e përkushtuar fort në sport, duke iu dashur të sakrifikojë për arritjen e të tjera synimeve, që për të kanë qenë primare.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF