KreuCelebrity

Ju prezantojmë me skenën gjigante të “Ces’t La Vie” të Marinës!

Kjo e dielë pritet të vijë ndryshe në televizionin Klan, ndërsa detajet lidhur me “Ces’t La Vie” janë zbuluar pothuajse të gjitha. Bordo.al zbardhi emrat e anëtarëve të jurisë, ndërsa vetë Marina nuk ka dhënë shumë informacion për atë çka pritet të shohim në ditën e fundit të javës. Këtë herë, ne ju prezantojmë me pamjen e skenës së këtij formati, i cili pritet të vijë si risi për audiencën.

Një skenë gjigante, dedikuar vetëm për muzikën, do të jetë ajo që do të mirëpresë konkurrentët e “Ces’t La Vie”. Si çdo herë, tryeza e anëtarëve të jurisë është e pozicionuar përballë sipërfaqjes skenike, ndërsa dallohet qartazi natyra tipike prej spektakli e këtij programi. Marina postoi para disa ditësh një foto përgjatë provave, por nuk pamë shumë nga moderatorja.

 

E ulur në karrige, imazhi i publikuar i Marinës ishte thjesht një ngacmues për të kujtuar audiencën se “Ces’t La Vie” fillon të dielën, në orën 20:05. Tashmë, mbetet vetëm të shohim spektaklin…

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF