KreuCelebrity

Beyonce vjen si personazhi juaj i preferuar i filmit të njohur vizatimor!

Tashmë është zyrtare: Ylli i Pop-it Beyonce Knowles i është bashkuar kastit të “Mbreti Luan” për të sjellë zërin e luaneshës Nala. Këngëtarja ka ndarë një foto në Facebook ku konfirmon pjesëmarrjen e saj në këtë projekt.

 

Ylli i Pop-it u është bashkuar një kasti të njohur aktorësh për filmin i cili do të publikohet në muajin korrik të vitit 2019 nga Disney, pas filmit të parë të vitit 1994, i cili përfaqëson ende një histori shumë të dashur për fëmijët.

Beyonce e pranoi këtë rol tetë muaj pasi i është bërë oferta për zërin e Nala-s. Burime pranë kastit kanë rrëfyer se ndoshta ajo mund të jetë edhe producentja e muzikës së filmit, por nuk ka ende një konfirmim prej saj mbi këtë lajm.

E kush nuk e mban mend Simbën dhe Nala-n? Një gjë është e sigurtë, Beyonce do të na mahnisë me zërin e saj rë mrekullueshëm të mishëruar tek personazhi i luaneshës Nala.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF