Reperi i njohur amerikan Snoop Dog sapo ka prezantuar albumin e tij të ri muzikor “Make America crip again” pjesë e së cilit edhe kënga me të njëjtin titull, dhe koveri i këtij albumi është disi i pazakontë: trupi i Trump në morg i mbështjellë me flamurin amerikan dhe reperi që pozon pranë tij!
Snoop Dogg është një artist 45-vjeçar i cili përmes kësaj fotoje përmend për herë të dytë brenda këtij viti vdekjen e presidentit të SH.B.A Donald Trump.
Në muajin mars të këtij viti, reperi i njohur ishte kritikuar për paraqitjen e vrasjes së Trump në një videoklip teksa i drejtonte armën një figure klouni që personifikonte presidentin. 45-vjeçari ka treguar në Billboard se me këngën e tij ka dashur të përcjellë zërin e njerëzve të pafuqishëm.
Ai shton se presidenti aktual i duket një kloun, dhe se e ka realizuar këngën për të shprehur opinionin e tij e jo për të pritur reagime. Megjithatë, për Snoop Dogg kënga dhe albumi nuk përfaqësojnë një akt politik.