KreuCelebrity

Tuna poston foto të djalit, sot ai mbush 6 muaj!

Gjashtë muaj kanë fluturuar që kur Tuna solli në jetë djalin e saj Tian, dhe i vogli i këngëtares ka ndryshuar dhe është rritur jashtëzakonisht shumë gjatë kësaj kohe!

 

Në nder të 6-mujorit të tij, Tuna ka ndarë në Instagram një foto të adhurueshme të djalit, ku Tiani qëndron mbi bateri i buzëqeshur, me sa duket në rrugën e mamasë së tij.

 

Tuna i ka dedikuar edhe një urim shumë të bukur, ku shkruan:

Dhe kështu, kaloi gjysmë viti nga jeta jote. Të shihje ty të rriteshe dhe të ndryshoje ka qenë eksperienca më e bukur e jetës sime. Ia vlen çdo shenjë dhe natë pa gjumë. Qofsh gjithnjë djali kurioz, aventurier dhe i qeshur që je sot!“.

 

Artistja po shijon çdo moment të eksperiencës së saj të mëmësisë. Nuk mund të harrohet edhe fotoja e shkrepur menjëherë pas lindjes së djalit, që mahniti të gjithë fansat.

 

Urojmë vetëm lumturi për familjen tuaj, Tuna!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF