Pritjes për programin e ri “C’est la vie” në televizionin Klan, nën drejtimin e moderatores Marina Vjollca po i vjen fundi! Edhe pak ditë na ndajnë nga e diela, dita në të cilën nis spektakli i shumëpritur i cili na ka bërë tepër kuriozë…
Marina është përpjekur të rrëfejë sa më pak informacione mbi programin e ri, e të tregojë se do të jetë një garë argëtuese muzikore me të ftuar special. Pasi ju treguam skenën gjigande të spektaklit, tani ju sjellim disa prej konkurrentëve!
Spektakli do të na shoqërojë për njëmbëdhjetë javë resht, e me të edhe të ftuarit në çifte: një personazh këngëtar e një personazh i njohur që nuk ka lidhje me muzikën e këngën! Por, cilët janë disa nga emrat që do të marrin pjesë në emisionin më të ri muzikor?
Flori Mumajesi, Big Mama, Era Rusi, Erisa Xhixo, Skerdi Faria, Aulona Musta e Fatma Haxhialiu do të jenë disa prej personazheve të njohur të ekranit që do të garojnë në “C’est la vie”.
A do të jetë Marina një konkurrente për audiencë me ish-televizionin ku punonte më parë? “C’est la vie” do të luftojë për audiencë me spektaklin e humorit “Portokalli” në Top Channel.