Yolanda Hadid, nëna e yjeve të pasarelave Gigi, Bella e tashmë edhe i vëllai Anwar, është një zonjë me të vërtetë joshëse e më një fizik perfekt! Duket se nga e kanë trashëguar gjithë bukurinë e fizikun të bijat!
Përmes rrjetit social Instagram, Bella ka ndarë fotot e personave të saj më të dashur të familjes, e në mënyrë të veçantë të së ëmës, për të cilën tregon se është me fat që i ka dhënë jetën. E vogla e familjes Hadid ka zgjedhur disa foto sensuale bardh e zi të saj për të shprehur mirënjohjen e dashurinë ndaj nënës!
Bella rrëfen në këtë postim se e ëma është njeriu që i ka dhënë dashuri pa kushte si askush tjetër dhe falenderon universin për këtë nënë-engjëll pa të cilën nuk do ishte askund. Ajo thekson se nuk është aspak ditëlindja e Yolanda-s, thjesht ndihet mirënjohëse për të!
Në top-formë mama Hadid, apo jo?