KreuCelebrity

Askush të mos e zërë këtë stol! Është stoli i Arminës dhe Shkëlzenit

Ka qenë jo pak e përfolur lidhja midis ish Miss-it Armina Mevlani dhe djalit të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Shkëlzen Berisha.

Megjithatë, çifti ka zgjedhur të injorojë fjalët e liga dhe këtë vit festojnë tre-vjetorin e marrëdhënies së tyre, siç ka postuar Armina në Instastory-n e saj.

 

Një detaj bie në sy në fotot e saj të përvjetorëve: Me sa duket, Armina dhe Shkëlzeni paskan “vendin e tyre”, një stol në Como, që zgjedhin ta vizitojnë vit pas viti.

Një rikthim në thjeshtësi për Arminën, e cila në pjesën më të madhe të kohës, rrethohet nga firma të mirënjohura dhe destinacione luksoze.

Pavarësisht se edhe Como nuk bie më poshtë për nga destinacionet e famshme!

 

Epo, dashuria s’njeh moshë, dhe me sa duket, as vend! Askush të mos e zërë stolin e tyre!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF