Të jetë numri katër me fat për aktoren hollivudiane Angelina Jolie? Vetëm një vit pas lajmit të bujshëm të divorcit me Brad Pitt, burime pranë 41-vjeçares zbulojnë se ajo po përgatit martesën e radhës me një 40-vjeçar shumë të pasur, biznesmen e filantrop.
Angelina po frekuentohet me këtë britanik simpatik që prej fillimit të vitit 2017 duke e mbajtur të fshehtë këtë lidhje. Madje as të gjashtë fëmijët e saj nuk janë në dijeni të këtyre planeve për një martesë të mundshme.
Aktorja ka menduar të çojë miqtë e ngushtë dhe fëmijët në Kamboxhia për një ceremoni tradicionale budiste, në një terren të egër, pa harruar veshjen dhe ushqimet tradicionale të zonës.
Burime nga miqtë e aktores tregojne se Shiloh, Zahara dhe Vivienne do të jenë shoqërueset e saj, Maddox shoqëruesi i dhëndrit, ndërsa Knox dhe Pax Dj gjatë pritjes. Por, si do të reagojë Brad kur të marrë vesh gjithë këto plane? Të jetë e vëtertë kjo martesë e katërt për aktoren?