Janë dy personazhe që rrallëherë shihen bashkë, e megjithatë ja ku janë: Lori Hoxha dhe Enca Haxhia po e kalojnë në shoqërinë e njëra-tjetrës mbrëmjen e së enjtes.
Jo vetëm kaq; në Instastory-n e saj, Enca komenton “Mbase kam gjetur shpirtin tim binjak”… gjërat janë bërë serioze tejet shpejt!
Megjithatë, Enca vazhdon shpjegimin, duke qartësuar se shenja e tyre e përbashkët e horoskopit, Peshorja, krijon bazën për një miqësi të mëtejshme.
Jo vetëm kaq: Të dyja vajzat e kanë ditëlindjen më datë 19 tetor, një rastësi goxha interesante.
Bën përshtypje se si dy vajza të së njëjtës shenjë horoskopi dhe së njëjtës ditëlindje janë kaq të ndryshme: Ndërkohë që Lori preferon një stil chic, dhe glamour në raste speciale, Enca është më tepër te stili ekstravagant dhe shampanja Dom Perignon, konsumuar me pipë (referuar Instagramit të saj).
Mbase të dyja vajzat janë njëlloj në thelb, por profesione të ndryshme kanë ndikime të ndryshme tek ato.
Presim më tepër në vijim nga kjo miqësi e pazakontë!



















