KreuCelebrity

Princesha Charlene e Monakos kritikohet për ndërhyrjet e shumta në fytyrë

Princesha Charlène e Monakos, në Los Angeles me rastin e “Princess Grace Awards Gala” së bashku me bashkëshortin, Princin Albert, ka shkaktuar shumë komente dhe jo vetëm mikluese.

Veshja e hijshme e Ralph Lauren që i rrinte mahnitshëm, por një grim i rëndë dhe i tepruar i syve, si dhe buzëqeshjet e ngrira ka bërë që të gjithë të mendonin për një përdorim të tepërt të botoksit.

Në ngjarjen ekskluzive që festojnë protagonistët e mëdhenj të artit dhe të spektaklit , më shumë se për kulturën është folur për kirurgjinë estetike. Bëhet fjalë për një çmim që “Fondacioni Princess Grace” ka dhënë që nga viti 1982 për të mbështetur, zbuluar dhe ndihmuar talentet në kërcim, teatër dhe kinema me grante në formën e bursave dhe praktikave. Por këtë vit, në mesin e të apasionuarve dhe artistëve ishte fytyrae “mërzitur” e Charlene  që iu duk të gjithëve me mollëzat dhe buzët tepër të fryra dhe rrudhat e ballit  të rrafshuara.

Buzëqeshjet në publik, tashmë është e qartë që nuk kanë qenë kurrë pika e fortë e ish zonjushës  Wittstock dhe madhërisë së saj i mjaftoi një shprehje pak e tërhequr e fytyrës, që t’i bënte të gjithë të flisnin për ndërhyrje të mundshme.Që e bukura Charlène, vetëm 39 vjeçe, tashmë ka rënë në vorbullën e motrës së saj Stéphanie?

Për monakët që ende ëndërrojnë mitin e Grace Kelly dhe janë  të afeksionuar pas natyrshmërisë dhe klasit dhe elegancën së Karolinës, kjo lëkurë e tërhequr dhe buzët e fryra dukshëm është e vështirë për t’u kaluar.Dhe ata nisen nga aspekti “pak mbretëror” i  Princeshës së tyre.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF