KreuCelebrity

Kontratë paramartesore? Ja çfarë mendon Armina…

Blogerja e njohur shqiptare Armina Mevlani është në një lidhje dashurie prej tre vitesh me Shkëlzen Berishën. Lidhje e cila e ka vënë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike ish-miss-in, që është tashmë në bashkëjetesë dhe e ka marrë propozimin për martesë nga i dashuri i zemrës.

 

Sot blogerja ka qenë e ftuar në programin “Pop Culture” në Top Channel dhe i është bërë edhe një pyetje mbi martesën e kontratën paramartesore. “Nuk është edhe aq romantike kjo gjëja, por nuk do të ndahesha”, është përgjigjur ajo.

 

 

 

“Një kontratë paramartesore nuk nënkupton vetëm ndarjen e pasurive, pronave, por dhe të gjërave të tjera që dikush në një çift do t’i ketë të sigurta. Nuk është shumë shumë romantike, por nuk besoj se do ndahesha”, ka treguar Armina duke theksuar se Shkëlzeni si tip romantik nuk i ka bërë ende një kërkesë të tillë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF