Tashmë është bërë traditë, personazhet e njohur të showbizit shqiptar na prezantojnë e shprehin dashurinë ndaj personave më të dashur të familjes në rrjetet e tyre sociale. Jo vetëm për t’u uruar ditëlindjet, por edhe për të shprehur mirënjohje e dashurinë pa kushte!
Ledri Vula, reperi më i dashur i cili sapo ka prezantuar klipin e fundit “TTZ”, një sukses sapo u publikua, ka ndarë në rrjetet sociale një foto të veçantë të gjyshit të tij simpatik! Në foton e gjyshit të reperit të njohur të bie në sy kapelja e tij me shkronjat “TTZ” si këngë e fundit “Tana t’zezat”.
I paparë si fans i reperit gjyshi apo jo?
Edhe një tjetër personazh i njohur na ka prezantuar me gjyshërit: Pasi festoi 6-mujorin e lindjes, djali i Tunës dhe Patris Berishës është fotografuar me dy gjyshërit!
Këtë foto të rrallë e ka ndarë bashkëshorti i Tunës, Patrisi: “Me gjyshat”, ka shkruar ai në foto. E ku ka si dashuria e gjyshërve ndaj nipërve!



















